Janë vënë në pranga dy persona nga Korça K. H., 23 vjeç, P. T., 38, dhe dy të tjerë K . H., 23 vjeç dhe P. T., 38 vjeç janë shpallur në kërkim, pasi shitën një automjet Audi Q8 që e kishin marrë me qira në Kosovë.
Policia ka sekuestruar Audin Q8 dhe automjete të tjera që dyshohet se janë trafikuar nga këta persona.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë marrë me qira në Kosovë, një automjet “Audi Q8” dhe më pas ia kanë shitur shtetasit J. C., i cili e ka çuar automjetin, në një servis në Vaqarr, për heqjen e pajisjes GPS.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti i marrë më qira (Audi Q8) dhe një automjet tjetër që dyshohet se është trafikuar nga këta shtetas.
Policia thotë se vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të jetë kryer nga këta shtetas, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel