Sherri me kapitenin, Alisson: Jemi tipa që japim jetën për Liverpoolin

07/04/2023 13:40

Liverpooli i këtij sezoni nuk ka aspak lidhje me skuadrën që i bëri të gjithë për vete gjatë viteve të fundit.

The Reds po hasen me vështirësi të shumta në Premier League.

Kualifikimi në Champions League për sezonin e ardhshëm, është kthyer në një mision shumë të vështirë. Ndërkohë, Liverpooli mori një pikë përballë Chelsea, edhe falës ndihmës së VAR-it.

Teknologjia anuloi dy gola të vendasve në “Stamford Bridge”, ndërkohë që nuk mungoi tensioni midis Alisson Becker dhe kapitenit Jordan Henderson. Grindje të cilën portieri brazilian e shpjegoi në këtë mënyrë:

Unë dhe Henderson jemi dy persona që luftojmë dhe japim jetën për skuadrën. Dhe në fushë nuk mund të jemi aq të mirë e xhentil. Ne jemi burra që përpiqemi t’i bëjmë gjërat siç duhet për të ndihmuar ekipin.

Të bësh këtë këtë sezon është e vështirë, një sfidë e madhe. Ne jemi qenie njerëzore dhe kemi ndjenja si kushdo tjetër. Zemërohemi kur ndodh diçka e keqe dhe na bëhet zemra mal kur gjërat shkojnë mirë”, u shpreh Alisson.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA