Protestuesit djegin restorantin e preferuar elektoral të Macron në Paris (fotot)

07/04/2023 18:13

Protestuesit kundër reformës së pensioneve në Francë kanë djegur dje një nga restorantet e preferuar të presidentit Emmanuel Macron në qendër të Parisit, gjatë përplasjeve me skuadrat speciale të policisë.

Restoranti ‘Staff’ në zonën La Rotonde u detyrua të mbyllej për të fikur flakët e protestuesve.

Vendi njihet pasi aty presidenti Macron kishte mbajtur festën e fitores së zgjedhjeve në 2017 dhe me pas ka bërë takime të shumta politike e shoqërore.

Një gazetar i rrjetit AFP tha se një grup të rinjsh të maskuar kishin goditur vitrinat me gurë dhe fishekzjarrë, teksa perdet e restorantit kishin marrë flakë.

Presidenti ish-bankier kryente këtu takimet e strategjisë së zgjedhjeve në 2017 dhe hante aty më vonë pas fitores.

Në një vendim të kritikuar dhe më parë, Macron ka përdorur La Rotonde si vend mbledhjesh të stafit politik dhe të aleatëve, dhe për këtë restoranti është shënjestruar dhe më parë.

“Sa herë ka protesta dëgjon njerëzit që thërrasin ‘Vdekje për La Rotonde, vdekje Macron’,” ka thënë më parë për AFP, Gerard Tafanel, pronari i restorantit bashkë me vëllanë e tij Serge.

“Na ka ndodhur shpesh telefonata anonime, ose njerëz që hyjnë papritur dhe thonë ‘Vdekje Macron'”, shton ai.

Mediat vendase thonin se kolltukët e mëndafshit të kuq dhe ndriçimi i butë i La Rotonde, janë një reflektim i kohës se ‘Belle Epoque’, dhe perpara Macron e Brigitte, është frekuentuar nga Picasso.

Ndërkohë forca të shumta policie janë duke mbrojtur bizneset e kryeqytetit në ditën e 11 të protestave të gjera kundër reformës së Macron me të cilën kërkon të rrisë moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç.

FOTO GALERI
3/6
Një gazetar i rrjetit AFP tha se një grup të rinjsh të maskuar kishin goditur vitrinat me gurë dhe fishekzjarrë, teksa perdet e restorantit kishin marrë flakë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA