Plagosen tre të rinj në Shkodër/ Përleshen në qendër të qytetit, një 18 vjeçar i qëllon me thikë

07/04/2023 12:41

Tre të rinj kanë mbetur të plagosur me thikë në qytetin e Shkodrës ndërsa autori 18-vjeçari Aldo Hasani është shpallur në kërkim.

Ngjarja ndodhi mesditën e së premtes, në qendër të qytetit të Shkodrës, pranë poliklinikës së qytetit. 4 të rinjtë janë takuar fillimisht në një lokal dhe pas debateve kanë dalë në rrugë ku më pas kanë nisur të përplasen edhe fizikisht. Në ato momente, autori i dyshuar Aldo Hasani, 18 vjeç, ka nxjerr thikën duke qëlluar tre të rinjtë e mitur.

Për pasojë, kanë mbetur të plagosur një 17 vjeçar dhe dy 16-vjeçar, njëri prej tyre ka plagë të shumta dhe ndodhet në situatë me të rëndë në spitalin rajonal të Shkodrës. Ndërsa dy të tjerët kanë marrë plagë më të lehta.

Pasi ka marrë edhe ndihmën mjekësore, aty pranë në poliklinikë, policia bëri të mundur edhe shoqërimin në komisariat të njërit prej të rinjve që ishte plagosur në dorë. Autori i dyshuar është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes ndërkohë policia është vënë në ndjekje të tij. Dyshohet se përplasja ka ardhur për motive banale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA