Ushtria izraelite zhvilloi sulme ajrore ndaj objektivave që i përkasin grupit militant palestinez Hamas në Libanin jugor dhe në Rripin e Gazës.

Ata deklaruan se sulmet ishin një përgjigje ndaj breshërisë prej 34 raketash të lëshuara nga Libani në veri të Izraelit ditën e djeshme, për të cilën fajësoi Hamasin.

Militantët në Gaza hodhën dhjetëra raketa të tjera pas fillimit të sulmeve, duke shtuar edhe më shumë tensionet mes vendeve.

Sulmi erdhi disa orë pasi grupi militant libanez Hezbollah, i cili kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor, tha se do të mbështeste “të gjitha masat” e marra nga grupet palestineze kundër Izraelit.

Mediat e huaja shkruajnë se përgjigja e Izraelit këtë herë shihet si dëshira për të shmangur rindezjen e këtij konflikti, duke synuar vendet e lidhura me Hamasin, në vend që të ndëshkojë Hezbollahun për pritjen e tyre në Libanin jugor.

Prej tre netësh, që pas dhunës që policia e Izraelit i bëri besimtarëve në shaminë Al-Aksa në Jeruzalem, palët i janë kundërpërgjigjur njëra-tjetrës me raketa.

Pavarësisht akuzave Hamasi njoftoi se nuk ka qenë autori i raketave që u hodhën nga Libani, breshëria me e lartë në 17 vite.

Disa orë pas sulmeve izraelite, një sulm tjetër me armë zjarri ndodhi në Bregun Perëndimor, ku dy motra nga Izraeli u vranë dhe nëna e tyre u plagos rëndë.

Gjatë natës, pati tre shpërthime rreth kampit të refugjatëve palestinezë, në jug të qytetit bregdetar libanez të Tirit. Por shpërthimet nuk kursyen as zonat periferike.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit më një të një postimi treguan se avionët e saj luftarakë goditën “infrastrukturat terroriste që i përkasin Hamasit” në Liban.

Në Gaza, më shumë se 10 objektiva të Hamasit u goditën, duke përfshirë një bosht për një vend nëntokësor për prodhimin e armëve. Gjatë sulmeve, të paktën 44 raketa u hodhën nga Gaza në drejtim të Izraelit jugor.

Shumë nga raketat e lëshuara nga Gaza u kapën nga sistemi i mbrojtjes raketore izraelite.

Në zonat e prekura raketat lanë pas kratere në rrugë dhe dëmtuan automjete e ndërtesa të shumta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA