Nëna e yllit të Atletico Madridit, Angel Correa ka ndërruar jetë.

Marcela Martinez, e ëma e Correas, ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me kancerin.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-klubi i Correas, San Lorenzo, i cili i shprehu ngushëllime yllit argjentinas.

“Me keqardhje të thellë njoftojmë për ndarjen nga jeta të Marcela Martinez, nëna e të dashurit tonë Angel Correa. Ne jemi me Angeliton dhe të gjithë familjen e tij në këtë moment dhimbje. Gjithmonë me ty kampion! Shumë fuqi!”, postoi klubi në “Twitter”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA