Momentet e fundit të milionerit të teknologjisë para se të vritej me thikë jashtë qiellgërvishtësit në San Francisco (fotot)

07/04/2023 17:43

Zyrtarët në SHBA kanë publikuar pamjet ku shihen momentet e fundit të themeluesit të aplikacionit ‘Cash App’, Bob Lee i cili mban me dorë plagët në trup pas një sulmi barbar me thikë në kaosin e mungesës së ligjit në San Francisco.

Megjithë ndihmën e kalimtarëve 43 vjeçari vdiq në vendngjarje.

Babai i dy fëmijëve u godit me thikë në gjoks teksa ecte në qendër të qytetit progresiv, ku kishte ardhur në një udhëtim pune.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregonin sesi manjati i teknologjisë i plagosur tentonte dëshpërimisht të kërkonte ndihmën e makinave që kalonin, dhe shikonte me tmerr sesi ato largoheshin.

Vrasja brutale ende e pashpjeguar ndodhi në zonën elektorale të shefes së Kongresit amerikan Nancy Pelosi, dhe ka nxitur shqetësime për sigurinë publike dhe të pastrehët e shumtë në San Francisco.

Pamjet e rënda tregojnë Lee përplaset në hyrjen e ndërtesës së apartamenteve teksa i bie citofonit, para se të bjerë përtokë.

Rrjeti vendas San Francisco Standard shkruante se Lee kishte telefonuar numrin e emergjencës 911 duke thërritur ‘Ndihmë, dikush më qëlloi me thikë.’

Policia tha se një thikë me tehun 6 cm të gjatë ishte gjetur në një parking pranë zonës së ngjarjes, por asnjë arrestim nuk është bërë.

Ndërsa kreu vendor Bill Scott nuk ofronte asnjë motiv për sulmin dhe nuk tha nëse ishte i rastësishëm apo kishte qenë me objektiv te saktë.

“Ne nuk duam të flasim para kohe dhe pa studiuar provat”, tha ai.

Vrasja vjen mes një rritje drastike të krimit të dhunshëm në San Francisco dhe zona të tjera të SHBA, të cilat kritikët ia atribuojnë politikave “progresive, liberale” të adminsitratës.

Në këtë qytet vetëm këtë vit ka pasur 39 vrasje, teksa policia thotë se ka një mungesë stafi prej rreth 500 oficerësh.

FOTO GALERI
9/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA