Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar me 11 vjet burgim nga drejtësia italiane, është arrestuar përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Fast Albania, pas informacioneve të marra nga Interpol Tirana, për një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, ka organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij. Nga hetimet, autoritetet kanë mundur të shtjenë në pranga Afrim Gjergji, në lagjen nr.18, Durrës.
46-vjeçari është dënuar nga autoritetet italiane, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me bashkëshorten e tij, duke e kanosur, si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe ka goditur me sende të forta fëmijët e tyre.
Ndaj Gjergjit rëndojnë veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “Dhuna në familje”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e tij në Itali.
Top Channel