Është përkujtuar në Durrës 84-vjetori i rezistencës ndaj pushtimit fashist në vend.

Familjarë të të rënëve, veteranë, drejtues të institucioneve vendore dhe deputetë kanë bërë homazhe e kanë vendosur kurora me lule pranë bustit të heroit Mujo Ulqinaku.

Ndërsa e gjitha bota rrezikohej nga fashizmi, më 7 prill 1939 në Durrës u dëgjuan krismat e para antifashiste në Evropë. Kjo datë shënon jo vetëm një ditë të errët në historinë e vendit tonë, po dhe një akt madhor e patriotik në mbrojtje të lirisë dhe atdheut, që e rreshtoi Shqipërinë në krah të aleancës antifashiste.

Durrësi dhe sheshi para Torrës Veneciane u shndërruan në simbol të kësaj rezistence në rajon. Ndaj në çdo 7 prill, Durrësi shpreh respekt dhe nderon kujtimin e të gjithë të rënëve dhe atyre që luftuan për lirinë dhe sigurinë e vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA