Brazilianët marrin peshk falas për të Premten e Mirë në Belo Horizonte (fotot)

07/04/2023 21:23

Njerëz shiheshin sot në radhë për të marrë masën e tyre të peshkut flas për të Premten e Mirë para Pashkëve, që rregullisht jepet nga biznesmeni Afonso Teixeira në qytezën e Belo Horizonte.

Prej 30 vjetësh Teixeira ka dhuruar peshk për qytetarët në këtë ditë, i frymëzuar nga mrekullia e “shumëzimit të ushqimit e frymëzuar nga Jezus Krishti”.

Në të Premten e Mirë kristianët nuk hanë mish për të respektuar vdekjen e Jezusit dhe rrjedhimisht zgjedhin peshkun.

Teixeira nuk tregon masën e peshkut që bën donacion, por çdo person merr një pako me 2 kg ushqim.

“Të them të drejtën, sikur të mos merrja këtë peshk sot, nuk do të kisha asnjë vezë në tryezë”, thotë gruaja e papunë Monica Kivia dos Santos.

Më parë besimtarët kristianë nuk duhej të konsumonin mish asnjë të premte por më udhëzimin e Vatikanit kjo ndryshoi dhe në Brazil për të Premten e Mirë nisi të përgatitej peshku i kriposur.

Ushqimi i njohur atje si bakalau (merluc i kriposur) lihet një natë në ujë për të larguar kripën dhe më pas pritet në copa të vogla.

Më pas ai vishet me paratë, domate, ullinj dhe speca të kuq të cila konsumohen zakonisht me një pjatë orizi.

FOTO GALERI
8/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA