18-vjeçari arrestohet në rezidencën në shitje të legjendës së basketbollit

07/04/2023 20:37

Javën e kaluar një person guxoi të hynte në rezidencën e Michael Jordan.

Prona e vlerësuar rreth 15 milionë dollarë, është vënë në shitje prej disa kohësh.

Ndoshta dikush duhet të ketë menduar se ishte një pre e lehtë dhe e çmuar, por “loja” nuk i ka shkuar mirë.

Fqinjët e ish-basketbollistit lajmëruan policinë pasi kishin parë dikë që kishte shkelur në këtë rezidencë.

Në vendngjarje janë afruar menjëherë forcat e sigurisë. Siç raportohet nga “Lake&MCHenry Countyu Scanner”, ngjarja ndodhi të martën, më 4 prill, rreth orës 16:10 (ora lokale).

Policia ndaloi në vendngjarje një 18-vjeçar, i quajtur Raiden Hagedorn.

Ai akuzohet për dy vepra penale: dëmtim të pronës dhe shkeljes së kufirit. Gjithsesi, këto vepra konsiderohen krime të lehta.

Nuk parashikohet një dënim i rëndë për adoleshentin. Sido që të jetë, ai është kapur në flagrancë, ndaj duket e pamundur që ti shmanget përgjegjësisë.

Nuk janë zbardhur ende arsyet që e shtynë të riun të hynte pa leje në rezidencën me 15-milionëdollarëshe. Nuk dihet nëse ka pasur për qëllim vjedhjen e ndonjë objekti apo arsyeja ka qenë tjetër.

Ndërkohë, Michael Jordan vazhdon ta ketë në shitje pronën tij që nga vitit 2012.

Legjenda e basketbollit e ka ulur çmimin në shumë raste. Në fillim kushtonte 29 milionë dollarë, ndërsa tani e ka çuar çmimin në 12 milionë./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA