Në Durrës përqindja më e madhe e qytetarëve kanë mjaftueshëm besim tek kryetarja aktuale e bashkisë Emiriana Sako.
E ndarë në përqindje, janë 42.3 përqind e qytetarëve që besojnë mjaftueshëm tek kryebashkiakja, 8.7% që besojnë shumë, 38.5% besojnë pak ndërsa 10.5% nuk besojnë aspak.
Sa i përket kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Igli Cara, shumica e qytetarëve në Bashkinë Durrës kanë pak besim tek ai.
E përkthyer në përqindje, 40.9 qytetarë kanë pak besim, 28.3% kanë mjaftueshëm besim, 14.6% kanë shumë besim ndërsa 16.2% nuk kanë aspak besim tek kandidati.
Intervistat janë kryera për periudhën 20 mars -2 prill. Nga 2487 persona që janë marrë në pyetje, vetëm 811 prej tyre kanë dhënë përgjigje të plota ndërsa pjesa tjetër ishte e pavlefshme. Sa i takon marzhit të gabimit në këto intervista është 2.2 përqind ndërsa metodologjia e përdorur është me anë të telefonatave dhe nëpërmjet webit.
Top Channel