Sondazhi/ Nëse do të mbaheshin nesër zgjedhjet parlamentare, për cilën parti do të votonit? Durrësi vishet rozë, 50.2% e të anketuarve mbështesin PS-në

06/04/2023 23:09

Nëse do të votohej nesër për zgjedhjet parlamentare, për cilën parti do të votonin durrsakët?

Në sondazhin e kryer nga Top Channel në bashkëpunim me “Angi Richerce”,  në prag të zgjedhjeve lokale, më shumë se gjysma, pra 50.2% e të anketuarve janë përgjigjur se do të votonin Partinë Socialiste.

41.8% e qytetarëve durrsak do të votonin koalicionin “Bashkë Fitojmë” mes Sali Berishës, Ilir Metës, PDK-së së Nard Ndokës dhe PBDNj-shit të Vangjel Dules.

Sakaq, Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt shihet si mundësi zgjedhje për 4.3% të të anketuarve.

Partitë e vogla si Nisma Thurje, PSD-ja dhe Vetëvendosja shihen gjithashtu si mundësi zgjedhje për të anketuarit, megjithëse në përqindje shumë të ulëta, me respektivisht 0.9%, 0.7% dhe 0.6%.

Nga ana tjetër një pjesë jo e vogël e të anketuarve, rreth 1.5%, i përkasin elektoratit gri, duke zgjedhur të mos mbështesin asnjë nga forcat politike të sygjeruara në anketim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA