Sondazhi i Top Channel – Angi Richerce/ Sa nga qytetarët e Durrësit do të votojnë në zgjedhjet e 14 majit

06/04/2023 22:34

Duket se qytetarët e Durrësit nuk janë të vendosur plotësisht nëse do të votojnë apo jo ditën e 14 majit, kur do të vendoset fati I bashkive të vendit për katër vitet e ardhshme.

Vetëm 9.2% e qytetarëve janë plotësisht të bindur që do të votojnë në ditën e zgjedhjeve ndërsa 41.2% e tyre mendojnë se ndoshta do të votojnë.

Në fakt janë më të shumtë qytetarët që janë të vendosur që nuk do të jenë pjesëmarrës në votime, ku 19.4% e tyre nuk kanë interes të votojnë ndërsa 30.2% mendojnë se ndoshta nuk do e përkthejnë zgjedhjen e tyre në votë.

Analisti Curri u shpreh se as ai vetë nuk është i vendosur dhe se vetë votuesit duhet të jenë të përballë dy alternativave të fuqishme dhe të përceptojnë se kanë rol vendimtar në këtë proces.

Curri: Në motivimin e njerëzve për të votuar duhet të ketë dy alternative të fuqishme dhe votuesi duhet të krijojë përceptim që unë do të jem ai që e ndan shapin nga sheqeri. Pjesëmarrja e ulët lidhet me përqindjen e lartë të stanjacionit. Unë ende nuk jam I vendosur për votimin.

Intervistat janë kryera per periudhen 20 mars -2 prill. Nga 2487 persona që janë marrë në pyetje, vetëm 811 prej tyre kanë dhënë përgjigje të plota ndërsa pjesa tjetër ishte e pavlefshme. Sa i takon marzhit të gabimit në këto intervista është 2.2 përqind ndërsa metodologjia e përdorur është me anë të telefonatave dhe nëpërmjet webit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA