Në sondazhin e organizuar në prag të zgjedhjeve lokale, nga Top Channel në bashkëpunim me “Angi Richerce”, qytetarët e Bashkisë së Durrësit shprehen se gjëja më urgjente që duhet rregulluar nga bashkia është infrastruktura publike.
34.8% e të anketuarve përgjigjen se parësore është rregullimi i rrugëve, trotuareve, ndricimit në qytet, 24.9% shohin si problematikë kanalizimet dhe ujësjellësin e qytetit, sakaq 23.6% e qytetarëve shohin si problem menaxhimin e mbetjeve.
Ndërkohë, 19.4% e qytetarëve shohin si problem mungesën e vendeve të reja të punës. Ulja e taksave, mungesa e hapësirave publike dhe infrastruktura arsimore janë tjetër problematikë që ka nevojë për vëmendjen e duhur sipas durrsakëve, ku bazuar në sondazhin e bërë ato reflektohen respektivisht me 18.6%, 18.4% dhe 16.8%.
Theksi vendoset edhe tek kriminaliteti dhe siguria, ku 16.5% e të anketuarve kërkojnë dorën e shtetit në këtë pikë. Ndërsa kultura, pavarësisht rëndësisë, durrsakët nuk e konsiderojnë aq urgjente si çështje duke e lënë në fundin e listës së prioriteteve të pushtetit vendor në qytetin bregdetar.
Në një koment referuar grafikut, demokrati Oerd Bylykbashi e konsideron shqetësim që në gati dy dekada të qeverisjes së të majtëve në Durrës, qytetarët të mbajnë mend si problematikë kryesore ende të njëjtën gjë: ujë, drita, kanalizime dhe rrugë.
“Cfarë i ka ndryshuar cilësisë së jetës së popullsisë së durrsakëve? Në 5 minuta shi dhe mbytet I gjithë Durrësi”- shprehet ai.
Mirëpo, për ministren Milva Ekonomi situata nuk është kaq bardh e zi. Sipas ministres,”në qoftë se ai thotë që rruga dhe infrastruktuar kanë qenë arritje në makro, dhe në Durrës i çon tek problematikat ka diçka. Këtë unë e lexoj se ti ke dëshirë që të shohësh vendin tënd për zhvillim më mirë, sepse kur ne japim një opinion nisemi nga gjërat që na rrethojnë ato që njohim më mire.”
Top Channel