Sondazhi i Top Channel – Angi Richerce/ Duke menduar për vitet e ardhshme, si do të jetë situata ekonomike në Shqipëri

06/04/2023 21:35

Në prag të zgjedhjeve lokale, Top Channel në bashkëpunim me “Angi Richerce” kanë zhvilluar një sondazh me qytetarët e Bashkisë së Durrësit, ku në sondazhet fillestare qytetarët janë përgjigjur mbi jetesën në Shqipëri dhe se sa të kënaqur janë qytetarët mbi nivelin e jetesës dhe ata që qeverisin.

20.4% e qytetarëve të Durrësit mendojnë se jetesa në Shqipëri gjatë viteve në vijim do të bëhet më mirë e ndërsa 15.8% do të përmirësohet.

Nga ana tjetër janë 68.3 e të anketuarve që mendojnë se situata do të mbetet e njëjtë siç është.

Intervistat janë kryera per periudhen 20 mars -2 prill. Nga 2487 persona që janë marrë në pyetje, vetëm 811 prej tyre kanë dhënë përgjigje të plota ndërsa pjesa tjetër ishte e pavlefshme. Sa i takon marzhit të gabimit në këto intervista është 2.2 përqind ndërsa metodologjia e përdorur është me anë të telefonatave dhe nëpërmjet webit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA