Plagosje me thikë në Shijak, policia në ndjekje të autorit.
Pas plagosjes së dy të rinjve paraditen e së enjtes në qytetin e Durrësit, një tjetër plagosje me thikë ndodhi rreth orës 20:25, në fshatin Borakë të Shijakut.
Sipas policisë vendore, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Klodian Guza, 46 vjeç dyshohet se ka plagosur me mjet prerës të llojit thikë shtetasin Altin Farruku, 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për kapjen e autorit.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Paraprakisht deklarohet se i plagosuri është thirrur nga kushëriri i tij për ta mbështetur në një konflikt me fqinjin e tij gjatë të cilit ai u plagos.
Shijak/Informacion paraprak
Rreth orës 20:25, në fahatin Borakë, Shijak, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi K.G, 46 vjeç dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë shtetasin A. F., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për kapjen e autorit.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Top Channel