‘Më mirë i pastrehë se të jetoj mbi ujë’/ Emigrantët kërcënojnë të zhduken në qytete sesa të strehohen në ‘hotelin pluskues’ në Britani (fotot)

06/04/2023 15:24

Emigrantët në Britani raportohen sot nga mediat vendase se kërcënojnë të zhduken në rrugët e qyteteve më mirë sesa të strehohen në trapin me 500 vende banimi në jug të vendit, sipas propozimeve të qeverisë.

Autoritetet raportohet se kanë ankoruar ‘pallatin pluskues’ për emigrantët në portin e Portland në jug të vendit, që është një pikë ndalimi për tragetet e kroçerat që vizitojnë Britaninë.

Por një grup emigrantësh të intervistuar sot nga rrjeti vendas Skynews thanë se më mirë do të jetonin si të pastrehë sesa të vendoseshin në apartamentet e barkës, megjithë kushtet e mira që citohet se disponon.

Ata thanë se trembeshin se impjanti është i destinuar për ata që duhet të dërgohen në kampet e Ruandas.

Një refugjat sudanez i quajtur Imad tha: ‘Nuk dua te shkoj aty … me mire fle ne rruge.’

Zhvillimi vjen teksa dhe disa politikanë lokalë thanë se të akomoduarit e barkës në brigjet e Dorset do të ishin një barrë e rëndë për shërbimet shëndetësore dhe industrinë lokale të turizmit.

Raportimet sot tregonin se kanë nisur planet për një ‘hotel-trap’ të dytë që do të strehojë edhe më shumë refugjatë, që do të ankorohet në një tjetër port të vendit, shkruan Daily Mail.

Qeveria ka thënë gjithashtu se do të akomodojë refugjatët ilegalë në ish-baza ushtarake në vend, teksa kërkon alternativa ndaj strehimit në hotele që rezulton shumë i kushtueshëm.

Ndërkohë disa qindra njerëz raportohet se vijnë çdo ditë ilegalisht në Britani me gomone përmes ngushticës me Francën, megjithë përpjekjet e deklaruara të ndalimit të emigracionit të këtij lloji nga qeveria.

Ministria e brendshme tha se të mërkurën 437 emigrantë kanë mbërritur në Britani me gomone, numri më i lartë i shënuar ndonjëherë.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA