Helikopteri ushtarak me 10 vetë ekuipazh zhduket në ishullin pranë Japonisë (fotot)

06/04/2023 18:00

Roja bregdetare e Japonisë është në kërkim të një helikopteri të ushtrisë me që po fluturonte me 10 njerëz në bord para se të zhdukej pranë një ishulli jugor të vendit.

Roja bregdetare tha se helikopteri i tipit Black Hawk u zhduk nga radarët pasditen e të enjtes në veri të ishullit Miyako.

Agjencia vendase Kyodo tha se anijet e rojës bregdetare kishin gjetur copa mbetjesh dhe gjurmë nafte që mund të kishin lidhje me helikopterin e zhdukur.

Zyrtarët shtonin se kishin gjetur atë që dukej si një pjesë e helikës së mjetit të humbur, si dhe një barkë shpëtimi me mbishkrimin “Forca të mbrojtjes tokësore”.

Helikopteri ushtarak kishte në bord dy pilotë, dy mekanikë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi.

Mediat thonin se në mjet ndodhej dhe komandanti vjetër ushtarak japonez Yuichi Sakamoto.

Kryeministri i vendit Fumio Kishida tha: “Do të punojmë me të gjitha fuqitë për të shpëtuar jetët e tyre.

Ushtria japoneze tha se helikopteri i përkiste bazës në ishullin jugor të Kyushu dhe po vizitonte ishullin Miyako në një mision mbikqyrjeje.

Ishulli Miyako ndodhet rreth 400km në lindje të Taivanit dhe mban njësi raketore të ushtrisë japoneze.

Në vitin 2016, gjashtë njerëz u vranë në një aksident të një avioni inspektimi të ushtrisë japoneze në malet e Kagoshima.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA