FIFA publikoi renditjen e re të skuadrave kombëtare gjatë muajit prill. Shqipëria humbi dy pozicione për shkak të humbjes ndaj Polonisë.
Kuqezinjtë e Sylvinhos renditen në vendin e 68-të. Por si është renditja e rivalëve të Shqipërisë në grupin E të eliminatoreve të Euro 2024.
Ndërsa çekët qëndrojnë në vendnumëro pas triumfit përballë polakëve dhe barazimit me Moldavinë. Ashtu si në renditjen e fundit, Republika Çeke ndodhet në vendin e 38-të.
Moldavia, falë dy pikëve të marra në dy sfidat e para, ka rikuperuar tre pozicione dhe tani ndodhen në vendin e 171.
Ndërsa Ishujt Faroe kanë zbritur dy pozicione, pas barazimit me Moldavinë dhe pas humbjes në ndeshjen miqësore me Maqedoninë e Veriut, tani renditen në vendin e 125. Ndërkohë jashtë 10 vendeve më të mira mbete sërish Gjermania. “Pancerat” renditet të 14-tët, ndërkohë sipër tyre ndodhen Maroku, Zvicra dhe Amerika.
Top Channel