Boca Juniors pezullon trajnerin, akuzohet për ngacmim seksual

06/04/2023 08:46

Skandal në Argjentinë në skuadrën e femrave të Boca Juniors.

Jorge Martinez u shkarkua nga detyra i ekipit të parë të femrave pasi u akuzua për abuzim seksual nga zyrtarja i shtypit të klubit.

“Si rezultat i ankesës së publikut ndaj trajnerit të skuadrës së futbollit për femra, Jorge Daniel Martínez, Boca Juniors informon se e ka larguar nga detyra deri në sqarimin e gjithçkaje dhe përcaktimin e përgjegjësive”, shkruan klubi argjentinas në një deklaratë e publikuar në faqen zyrtare.

Kujtojmë se punonjësja e Boca Juniors, Florencia Marco, e cila mbërriti në klubin e kryeqytetit Buenos Aires në vitin 2011 dhe mori detyrën në ekipin e femrave nga viti 2019, pretendon se ka pësuar “disa situata ngacmimi dhe frike” nga trajneri që kur ai mori detyrën në janar 2022.

Në fazën e parë, Florencia Marco e raportoi rastin në departamentin e Përfshirjes dhe Barazisë të Boca Juniors. Më pas bëri padinë pranë pranë autoriteteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA