Sirena arabe për Jose Mourinhon.
Drejtuesit e Federatës Saudite kanë piketuar “Special One” si trajnerin e duhur për Kombëtaren. Për ta bindur të lërë Romën, trajnerin e njohur portugez e pret një ofertë e parefuzueshme.
Për të marrë drejtimin e Arabisë Saudite i ofrohen 120 mln euro për dy sezone: ndryshe 60 mln euro në sezon. Nëse pranon, Mourinho do të kthehej në trajnerin më të paguar në histori.
60-vjeçari mund të ndërpresë bashkëpunimin pas vitit të parë, por jo vetëm. Mou mund të rinovojë deri në vitin 2026, duke marrë pjesë me Arabinë Saudite në Botërorin e radhës.
Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet në tri shtete të ndryshme: SHBA, Kanada dhe Meksikë. Mourinho ka kontratë me Romën deri në vitin 2024. Aktualisht përfiton 7.5 milionë euro në sezon.
Top Channel