Revista The Spectator të cilës i referohet Top Channel ka nisur publikimin e përditësuar çdo ditë për numrin e personave të cilët vijojnë të mbërrin me gomone në brigjet angleze.

Editori kësaj reviste, Fraser Nenlson, duke komentuar shifrat e ditëve të fundit mbërrin në përfundimin se këto të dhëna tregojnë një ulje drastike të numrit të shqiptarëve mbërritur me gomone gjatë janar-mars 2023.

Statistikat e Home Office, Ministrisë të Punëve të Brendshme angleze, të cilave i referohet The Spectator tregojnë se vitin e shkuar nga totali 43.000 personave ardhur me gomone nga Franca në Angli 13.420 ishin shqiptarë.

Fraser Nenlson e shpjegon uljen e shifrave të shqiptarëve me gomone drejt Anglisë si rezultat i marrëveshjes mes Anglisë dhe Shqipërisë për kthimin e emigrantëve ilegal.

Avionët të cilët çdo javë me të dëbuar nga Anglia për në Shqipëri thotë Fraser Nenlson është zgjidhja e autoriteteve britanike për të mundur modelin e trafikut të njerëzve të cilëve u duhet të paguajnë për një biletë në gomone 3000 sterlina.

Për sa i përket numrit të azil kërkimit nga Shqiptarët në Angli, grafikët tregojnë se në vitin 2020 kishte 5.710 kërkesa ndërsa për 12 muajt e 2022 shifrat mbërritën në 13.039.

Revista The Spectator përmes një tjetër grafiku tregon se në vitin 2018 iu dha e drejta e azilit 33% të aplikantve shqiptarë ndërsa në vitin 2020 përfituan azil në Angli 46%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA