Vdes i sapomartuari kur ish-burri i gruas u dhuron sistem muzikor të mbushur me eksplozivë (fotot)

05/04/2023 17:48

Një burrë i sapomartuar dhe vëllai i tij kanë humbur jetën kur një impjant muzikor shtëpie që kishin marrë si dhuratë martese, shpërtheu në rajonin indian të Chhattisgarh.

Pajisja shtëpiake e mbushur me eksplozivë raportohet se u ishte dhuruar nga ish-burri i gruas së sapomartuar, e cila sipas policisë ishte e tensionuar të niste të jetonte me një burrë tjetër.

Hemendra Meravi vdiq të hënën në shtëpinë e tij në Kabirdham sapo kishte vënë në prizë sistemin muzikor, ndërsa vëllai i tij i madh Rajkumar, humbi jetën më vonë nga plagët.

Katër anëtarë të tjerë të familjes duke përfshirë dhe një të mitur u plagosën dhe u shtruan në spital për trajtim.

Shpërthimi ishte aq i madh sa rrëzoi një çati të shtëpisë.

I dyshuari identifikuar si 33-vjeçari Sarju Markam, u arrestua dje në shtetin fqinjë të Madhya Pradesh.

Markam, i martuar e baba i dy fëmijëve, raportohet se ishte në një lidhje me një grua 29-vjeçare por dëshironte bashkëshorten e Merawi si grua të dytë.

“Markam kishte gënjyer gruan e Merawi duke i thënë se ishte i pamartuar, dhe kur mësoi të vërtetën ajo e refuzoi, por ai vijonte ta kërcënonte për të qëndruar me të”.

“Markam futi bombën në sistemin muzikor dhe e dërgoi bashkë me dhurata të tjera”, tha kreu vendor i policisë Lal Umed Singh për rrjetin vendas Indian Express.

“I akuzuari pranoi se kishte fshehur eksplozivin në pajisjen e tij muzikore dhe ia kishte dhuruar çiftit për t’i vrarë.”

“Ai kishte përdorur për bombën artizanale nitrat amoni, naftë e barut të nxjerrë nga fishekzjarre. Shpërthimi ndodhi kur sistemi u ndez”.

Policia tha se Markam punonte në një gurore, ku dhe kishte mësuar të krijojnte eksplozivë me nitrat amoni.

FOTO GALERI
3/3
I akuzuari pranoi se kishte fshehur eksplozivin në pajisjen e tij muzikore dhe ia kishte dhuruar çiftit për t’i vrarë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA