Rumuni George Coman dhe Daniela Buturagaru, të akuzuar për transport të lëndëve narkotike kanë dalë sot para togave të zeza në gjykatën e Korçës për tu njohur me masën e sigurisë.

Sipas avokatit të rumunëve Mateo Ball, të dy rumunët mohojnë të kenë dijeni për drogën dhe kërkuan masa më të lehta, atë të ndalimit të daljes jashtë Shqipërisë.

Sasia e dyshuar dhe gjurmët e gishtave janë prova e prokurorisë. Ata kanë deklaruan se kanë qenë turistë dhe kanë kaluar pushime në Selanik. Sipas tyre profesioni që kanë është ndihmës kuzhinierë.

Sipas informacioneve kanë qenë në Greqi, kanë ardhur nga Selaniku për të kaluar nga Shqipëria në Maqedoni, më pas drejt Rumanisë, për shkak të siguracionit të makinës nuk u lejuan të futen ne Maqedoni dhe u kthyen pas për të ikur përseri ne Greqi, por në kufi u zbulua droga.

Ata u arrestuan tre ditë më parë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës me 118 kg lendë narkotike, e dyshuar canabis sativa në një rulot.

Gjatë kontrollit të detajuar, duke përdorur edhe qenin antidrogë të Policisë, në pjesën e bagazhit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 79 pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 118 kilogramë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA