Burrat ende fitojnë më shumë se gratë, sipas të dhënave të mbledhura nga BBC, në Mbretërinë e Bashkuar.
Diferenca e pagave është ende 9.4%, në të njëjtin nivel si në 2017/18, kur firmat u detyruan të publikonin shifra. Shifra bazohet në diferencën në pagë midis gruas së rangut të mesëm dhe burrit të rangut të mesëm, i ashtuquajturi ‘hendek mesatar i pagave’.
Sipas ligjit, kompanitë, dhe departamentet e sektorit publik prej 250 punonjësish ose më shumë duhet të publikojnë shifrat e diferencës së pagave të tyre gjinore. Kjo është pjesë e një nisme qeveritare për të detyruar bizneset të jenë më transparente në lidhje me pagat, ku deri të martën pasdite, kanë raportuar 9,824 punëdhënës.
– Banka dhe financat mbeten ndër shkelësit më të këqij, me gratë që fitojnë mesatarisht 22% më pak se kolegët e tyre meshkuj.
– Industria e ka ngushtuar hendekun me vetëm 0.5 pikë përqindje krahasuar me pesë vjet më parë.
– Ndërkohë, sektori i ndërtimit e ngushtoi hendekun me 2.7 pikë përqindjeje, por ai mbeti shumë i pabarabartë.
Ka disa biznese që paguajnë gratë më shumë se burrat duke përfshirë Airbus Operations (17.7%), Azebra Pay (16.9%) dhe Shërbimet DHL (12%).
Por për shumë sektorë, hendeku gjinor i pagave ka vazhduar të zgjerohet. Për shembull, në arsim është rritur me 0.9 pikë përqindjeje.
Jemima Olchawski, shefe ekzekutive në Shoqërinë Fawcett, tha se të gjithë punëdhënësit duhet të krijojnë një plan veprimi që përcakton se si ata do të përmirësojnë barazinë gjinore në vendin e tyre të punës.
Bizneset e mëdha që kanë disa nga diferencat më të mëdha në paga midis burrave dhe grave përfshijnë Easyjet, Lloyds Bank dhe Savills.
Top Channel