Silvio Berlusconi në terapi intensive, mjekët japin detaje mbi gjendjen shëndetësore

05/04/2023 13:41

Silvio Berlusconi në terapi intensive. Ish-presidenti i Milanit, aktualisht pronar i klubit të Monzës në Serinë A, është shtruar në një klinikë të njohur në Milano, në repartin e kardiokirurgjisë.

Tashmë në moshën 87-vjeçare, Berlusconi ishte në klinikë edhe disa ditë më parë për një kontroll rutinë, teksa mjekët bëjnë me dije se gjendja e ish-kryeministrit është e qëndrueshme për momentin.

Silvio Berlusconi është një emër i njohur në politikën italiane, pasi ka qenë për shumë vite kryeministër dhe aktualisht drejton forcën politike “Forza Italia”.

Ndërkohë në botën e futbollit u bë i njohur si president i Milanit për shumë vite, duke fituar një numër të madh trofesh me kuqezinjtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA