Një gjykatës anglez Judge Batiste, duke lexuar masën e dënimit për një shqiptar të përfshirë në grabitje shtëpie, shprehu shqetësimin për numrin në rritje të shqiptarëve të përfshirë në krime.
Top Channel duke iu referuar mediave angleze, raporton se gjykatësi Judge Batiste tha në sallën e gjyqit:
“Me keqardhje po them se Anglia ka shumë kriminelë të vetët. Ne nuk duam të tjerë të ardhur nga Shqipëria”.
Këtë koment gjykatësi Batiste e bëri tek sa dënoi me 18 muaj burg e më pas dëbimin në Shqipëri të Fatmir Limanit i përfshirë në grabitjen e një shtëpie në Prince Henry Road in Otley në qytetin Leeds më 10 Mars 2023.
Limani vodhi një orë dhe bizhuteri në këtë shtëpi.
Anthony Sugare avokati shqiptarit i tha gjykatës se Fatmir Limani kishte mbërritur në Angli 19 muaj më parë.
“Ai u dakortësua ti paguante trafikantëve 25.000 stërlina e ta shlyente borxhin më pas”- tha avokati duke e lidhur përfshirjen në grabitje të klientit të tij me nevojën e pagesës të kësaj shume.
Top Channel