Shkrumbohet banesa në Vlorë, i vë flakën 68-vjeçari me probleme të shëndetit mendor
05/04/2023 09:28
Një banesë ka marr flakë në mëngjesin e kësaj të mërkurë në lagjen Partizani.
Dyshohet se një 68-vjeçar me probleme të shëndetit mendor i ka vendosur zjarrin banesës së tij ku jetonte, dhe me pas është larguar.
Policia dhe forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje për shuarjen e flakëve teksa prej minutash kanë dyshuar se 68-vjecari gjendej në brendësi të saj.
Pasi kanë shuar zjarrin kanë konstatuar të kundërtën.
Ndërkohë dëmet materiale në banesë janë të mëdha teksa dhoma ku jetonte i moshuari është djegur plotësisht.
Top Channel