Foto Ilustruese

Dy vëllezër janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin në Lezhë për shkaqe pronësie.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Merqi të Lezhës dhe dyshohet se shkak i konfliktit është bërë kufiri mes tokave të tyre.

Fillimisht vëllezërit, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije, kanë pasur konflikt verbal me njëri-tjetrin e më pas janë qëlluar me grushte.

Njëri prej tyre është lënduar dhe ndodhet në spitalin e Lezhës nën kujdesin e mjekëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA