41 617 euro janë sekuestruar në Kapshticë pasi nuk ishin deklaruar nga 34 vjeçarit, i cili tashmë është në ndjekje penale.
K. H. ishte pasagjer në një kamion me drejtues O. P., të cilët po dilnin jashtë Shqipërisë. Ata kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm, dhe gjatë kontrollit fizik 34 vjeçarit iu gjetën 41 250 euro dhe 41.500 lekë të rinj, të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi siç e përcakton ligji.
Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale ndërsa veprime të mëtejshme proceduriale u kryen nga strukturat hetimore të DVP Korçë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme.
“Kapshticë/Policia Kufitare, në bashkëpunim me FRONTEX-in, godet një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 41 250 euro dhe 41.500 lekë të rinj. Procedohet penalisht poseduesi, i cili nuk i deklaroi në kufi, siç e përcakton ligji. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me FRONTEX-in, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në kuadër të kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, një automjet kamion me drejtues shtetasin O. P. dhe pasagjer shtetasin K. H., 34 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë. Gjatë kontrollit fizik, 34-vjeçarit iu gjetën 41 250 euro dhe 41.500 lekë të rinj të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga strukturat hetimore të DVP Korçë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel