Presidenti i Ugandës i bën thirrje Afrikës ‘të shpëtojë botën nga homoseksualiteti’ (fotot)

05/04/2023 21:45
Yoweri Museveni

Museveni tha se homoseksualiteti është një ‘rrezik për riprodhimin e racës njerëzore’ në konferencën ne Entebbe, të mbajtur nga një grup i kontestuar kristian amerikan anti-LGBTQ.

Presidenti i Ugandës Yoweri Museveni, i ka bërë sot thirrje udhëheqësve të vendeve afrikane të refuzojnë “promovimin e homoseksualitetit”, duke sugjeruar se do të nënshkruajë ligjin anti-LGBTQ+, të kaluar muajin që shkoi nga parlamenti.

Ligji në fjalë përfshin dhe dënimin me vdekje për “homoseksualitet të rënduar” dhe burgim të përjetshëm për “rekrutim, promovim dhe financim të aktiviteteve të të njëjtit seks”, i cili është kritikuar nga komuniteti perëndimor dhe OKB.

Në eventin e të dielës Museveni tha se homoseksualiteti është “kërcënim dhe rrezik për riprodhimin e racës njerëzore”.

Ai tha: “Afrika duhet të jetë udhëheqja që do të shpëtojë botën nga ky degjenerim e dekadencë, që është i rrezikshëm për njerëzimin. Nëse njerëzit e seksit të kundër do të ndalojnë të duan e vlerësojnë njëri-tjetrin, raca njerëzore nuk do të riprodhohet më, dhe do të vdesë”.

Komentet e tij u bënë në konferencën dy-ditore në Entebbe për “vlerat dhe sovranitetin e familjes”, ku morën pjesë deputetë e delegatë nga 22 vende afrikane duke përfshirë Zambian, Kenian e Sierra Leone. Zyrtarët thanë se disa deputetë evropianë e britanikë ishin prezentë, por nuk i emëronin ata.

Eventi është organizuar nga parlamenti i Ugandës, Shoqata Afrikane Bar dhe grupi nigerian i Trashëgimisë Kulturore të Afrikës.

Delegatët mund të merrnin pjesë gjithashtu në konferencën online, të grupit amerikan kristian evangjelik Family Watch International, i përkufizuar di një grup anti-LGBT në SHBA.

Museveni vlerësoi deputetët e Ugandës për kalimin e ligjit anti-gay dhe u zotua të “mos lejojë e promovojë kurrë publicistikën e homoseksualitetit në Uganda”.

Rrjeti britanik The Guardian, thotë se konferenca i bënte thirrje vendeve si Zambia, Tanzania e Gana, të cilat u vizituan javës që shkoi nga zv. Presidentja amerikane Kamala Harris, të “refuzojnë influencën amerikane”.

Qeveria e Ugandas shkroi në një koment  citime nga deputeti kenian George Peter Kaluma, i cili tha se “një person që propozon martesa ose marrëdhënie të të njëjtit seks është një person që kërkon zhdukjen graduale të njerëzimit nga faqja e dheut”.

Ata shtonin gjithashtu  se Kaluma, tha se shumë shtete afrikane po hartojnë ligje të ngjashme me atë në Uganda, ku përfshiheshin Kenia, Gana e Malaui.

Por aktivistja Stella Nyanzi, feministe nga Uganda, e cila është burgosur më herët për kritika ndaj Museveni, tha se dënonte “organizatorët manipulues dhe pjesëmarrësit naivë të konferencës”.

Edhe aktivisti vendas i të drejtave Nicolas Opiyo, tha për The Guardian: “Kjo valë homofobie e trasfobie nk ka të bëjë me vlerat afrikane. Është vetëm një fushatë urrejtjeje e pikëpamjeve kristiane dhe luftrave të kulturës”.

FOTO GALERI
3/3
Yoweri Museveni

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA