Ulja e temperaturave gjatë dy ditëve të fundit, ka zbardhur me dëborë të gjithë rrethin e Bulqizës.

Pas ditëve me diell kur fermerët kanë nisur mbjelljet e pranverës dhe punimet në frutikulturë, nisja e reshjeve të dëborës gjatës së kaluar dhe ditës së sotme ka ngjallur befasi për ta.

Ndonëse me një bukuri të rralla kjo nisje e beftë e reshjeve të dëborës mund të shkaktoje dëme të mbjelljeve në shumë zona të thella si në Ostren, Trebisht, Martanesh dhe Zerqan.

Dëbora dhe temperaturat e ulëta ndikojnë negativisht tek të mbjellat, në bujqësi si dhe mund të shkaktoje dëme në drutë frutore të  cilat tashmë kanë çelur.

Ndërkohë nga autoritetet përkatëse mësohet se nuk ka probleme me rrugët nacionale dhe ata rurale.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA