Policia e Dublinit ka sekuestruar rreth 300 mijë euro, si pjesë e hetimit të tyre ndaj një grupi mafioz shqiptar që vepron në kryeqytet.
Paratë ndodheshin në të njëjtën zyrë në një zonë industriale në të cilën policia gjeti dhe një pistoletë 2 ditë më parë.
Dy të dyshuar gjenden në paraburgim që nga mbrëmja e djeshme në Stacionin Blanchardstoën Garda.
Të dyshuarit shqiptarë janë një i ri 20-vjeç dhe shoku i tij i cili është burgosur së fundmi për një sulm të rëndë që ndodhi në një pronë tjetër industriale në perëndim të Dublinit.
Shqiptari i burgosur më parë ka punuar si roje sigurie për një personazh të njohur sporti në Dublin.
Sipas burimeve, disa nga anëtarët e këtij grupi kriminal janë me origjinë shqiptare dhe kosovare. Oficerët po hetojnë nëse banda e krimit ka përdorur një biznes të ligjshëm si front për aktivitetet e tyre kriminale që dyshohet se përfshin trafik droge.
Mësohet se pistoleta e sekuestruar nga policia para dy ditësh, nuk ishte e mbushur kur u zbulua nga efektivët.
Operacioni ndodhi në Parkun e Biznesit Rosemount në Blanchardstoën të hënën dhe përfshinte oficerë nga stacionet Finglas dhe Blanchardstoën.
Sipas medias “Sunday World” një burim i sigurt ka thënë se figurat e krimit të organizuar nga Shqipëria kanë një ndikim në rritje në skenën e krimit në Irlandë.
“Kjo organizatë e veçantë kriminale ka ndikime në Dublinin perëndimor dhe zonat Crumlin të qytetit,” ka thënë burimi.
Policia e Irlandës është bërë bërë gjithnjë e shqetësuar për aktivitetet e bandave kriminale shqiptare në Irlandë.
Top Channel