Shtetet e Bashkuara paralajmëruan pak ditë më parë që bota të “mos gënjehet” nga plani kinez i paqes mes Ukrainës e Rusisë.
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, nuk e fshehur skepticizmin e tij duke pohuar se kjo mund të jetë thjesht një “taktikë frenuese” për të ndihmuar trupat ruse në terren në Ukrainë. Megjithatë, në nisjen e vizitës së tij tre ditore në Pekin, presidenti francez Emmanuel Macron pati lëvdata për rolin e Kinës në rrugën drejt paqes mes dy vendeve.
Franca u shpreh ai përpara një takimi me liderin kinez Xi Jingping, po kërkon të punojë me Kinën “në këtë përgjegjësi të përbashkët për paqen dhe stabilitetin” në Ukrainë.
“Kina e ka rikonfirmuar angazhimin e saj ndaj Kartës së Kombeve të Bashkuara, integriteti territorial dhe sovraniteti i kombeve janë pjesë e saj dhe mbrojtja e tyre do të thotë të ecim së bashku dhe të përpiqemi të gjejmë një rrugë drejt paqes. Kina e propozoi një plan, të cilin ne e mirëpritëm. A jemi dakord me të në çdo detaj të tij? Jo, por ai është interesant sepse dëshmon gatishmëri për t’u angazhuar në zgjidhjen e konfliktit…është një dëshirë për të pasur përgjegjësi, për të tentuar ndërtimin e rrugës drejt paqes”, tha Macron.
Në takimin e se enjtes me Xi, bashkë me Macronin pritet të marrë pjesë edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Diskutimet e tyre do të fokusohen kryesisht tek lufta në Ukrainë, çështjet tregtare dhe ndryshimet e klimës.
Top Channel