Ka përfunduar Kongresi i 47-të UEFA i zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, një kongres zgjedhor ky duke zgjedhur organet më të larta të qeverisë europiane, duke filluar nga rizgjedhja presidenti Ceferin në mandatin e tij të tretë.
Një zgjedhje kjo vetëm me duartrokitje, pasi ishte i vetëm në garë. Gjithashtu u votua edhe për komitetin ekzekutiv ku presidenti i FSHF-së jo vetëm që u rizgjodh pro arriti të marrë edhe 45 vota duke u renditur kështu i pari mes anëtarëve të rinj të komiteti të UEFA për 4-vjeçarin e ardhshëm
“Që UEFA është një nga organizata më demokratik të Europës, por nuk e ekzagjeroj të them edhe të botës. Me një nivel të kufizuar ekonomik një vend si Shqipëria do ta kishte të vështirë të zgjidhesh apo mbështetej nga kaq shumë anëtarë. Është një organizatë që me kohë ka lënë pas shpine ka lënë paragjykimet por ka në busullën e saj solidaritetin, gjykimin dhe vlerësimin për njerëzit, për punën. Do kisha dëshirë që ën Shqipëri të organizohej një kongres i UEFA ose FIFA dhe finalja e një kampionati evropian për mosha.”– tha Armand Duka, president i FSHF.
“Ishte një kongres i veçantë për të gjithë po për ne shqiptarët bindshëm jep një arsye tjetër edhe fakti që Duka fitoi.”- tha Muhamed Sejdini, president i federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut
“Duka me punën që bën e ka dëshmuar dhe e ka merituar. Do bëjë mirë edhe për federatën e Kosovës, edhe për federatën mike të Maqedonisë, kështu që për gjithë rajonin është diçka e mirë.“- tha Bakir Burri, zv.president i Federatës së Kosovës
Me këtë sukses të komuniteti shqiptar brenda qeverisë evropiane të futbolli mbyllet edhe kongresi i UEFA në Lisbonë të Portugalisë.
Top Channel