Kërcënuan me armë zjarri një person në Gramsh, vihen në pranga 2 autorët

05/04/2023 11:56

Janë vënë në pranga dy persona nga Gramshi për kërcënim me armë zjarri ndaj një 40-vjeçari, ku situata mund të përshkallëzohej në ngjarje kriminale.

Nga veprimet  e para hetimore  dyshohet se shtetasit V. K. 40 vjeç banues në fshatin Bulçar dhe S. H. 34 vjeç, banues në fshatin Kodovjat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur me armë zjarri pistoletë, në aksin rrugor “Gramsh – Moglicë”, shtetasin R. Sh 40 vjeç.

Në pranga u vu edhe 40-vjeçari banues në fshatin Bulçar që u kërcënua me armë, pasi gjatë marrjes në pyetje në lidhje me këtë rast, ka dhënë deklarata të rreme përpara oficerit të Policisë.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Gramsh dhe ato të DVP Elbasan, në bashkëpunim me  Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe të përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të përfshirë në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim, si dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA