Kërcënoi me armë bashkëfshatarin për konflikte pronësie, arrestohet 58-vjeçari në Panaja të Vlorës

05/04/2023 09:00

Një 58-vjeçar në Vlorë është arrestuar në Vlorë pasi ka kërcënuar me armë zjarri bashkëfshatarin e tij në Panaja për motive pronësie.

Në pranga ra A. S., 58 vjeç, banues në fshati Oshtimë, Vlorë, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri pistoletë, bashkëfshatarin N. H., 58 vjeç, banues në fshatin Oshtimë, Vlorë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pistoletë dhe një sasi fishekësh.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA