Të paktën katër fëmijë janë vrarë nga një burrë me sëpatë në një çerdhe fëmijësh në qytetin Blumenau në Brazilin jugor.
Sipas mediave të huaja, 25-vjeçari hyri në çerdhe rreth orës 09:00 me orën lokale të mërkurën dhe nisi të sulmonte fëmijët duke u marrë jetën 4 prej tyre dhe 4 të tjerë mbetën të plagosur.
Zyrtarët e spitalit thanë se të plagosurit ishin të gjithë nën moshën tre vjeç. Autoritetet lokale njoftuan se sulmuesi ishte dorëzuar pas sulmit dhe ishte arrestuar nga policia.
Guvernatori i shtetit Santa Catarina ka shpallur tre ditë zie. Sakaq, presidenti Luiz Inácio Lula da Silva shkroi në Twitter se “nuk ka dhimbje më të madhe se ajo e një familjeje që humbet fëmijët apo nipërit e saj, aq më tepër kur është përmes një akti dhune ndaj fëmijëve të pafajshëm që nuk mund të mbrohen”.
BREAKING: Man with hatchet attacks a daycare / pre- school in Blumenau, Brazil, 4 children reportedly killed pic.twitter.com/wjmeQrX6VN
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) April 5, 2023
🚨BREAKING NEWS
Um homem com machado ataca um cresce em Blumenau, mata 4 crianças e deixa uma em estado grave.
As crianças tinham entre 5 e 7 anos. pic.twitter.com/OMFVKOwhIy
— MSP-Movimento Sem Picanha (@mspbra) April 5, 2023
Um lixo desse entra numa creche aqui em Blumenau/SC com um machado e mata ao menos 4 crianças e fere outras, por causa do que? Um desafio de jogo🤬🤬 e disse ainda que tem mais gente participando. E a justiça? Vão internar como doido e viva os direitos humanos🤡🤡🤡🤡 pic.twitter.com/DVkFFsSF19
— Rodrigo Pereira🇧🇷 (@rodrigoserino) April 5, 2023
Top Channel