Një 26-vjeçare nga Kolumbia është arrestuar në Rinas, pasi në çantën e dorës iu gjet kanabis.
Nuk dihen ende detaje të tjera nga arrestimi i saj, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasen C. J., 26 vjeçe, banuese në Kolumbi, pasi gjatë kontrollit në vijën e dytë, në pikën e kalimit kufitar Rinas, iu gjet në çantën e dorës, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin G. B., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 04.04.2023, në rrugën “Papa Gjon Pali i II”, i ka vjedhur skuterin elektrik, një shtetasi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Gj. V., 61 vjeç, banues në Kamzë, sepse ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së djalit të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin I. Y., 56 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin K. F., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin O. D., 32 vjeç, banues në Tiranë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori, për shtetasin A. Gj., 41 vjeç, dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin H. Gj., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë. Më datë 31.03.2023, në rrugën “Vaso Pasha”, shtetasi H. Gj. është konfliktuar me shtetasin G. T., 46 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore. Gjatë këtij konflikti, ka ndërhyrë edhe shtetasi A. Gj., i cili ka goditur shtetasin H. Gj. Si pasojë e dëmtimeve, 46-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, ditën e djeshme. Vijon puna për kapjen e shtetasit H. Gj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel