“Fake News”, reagojnë përfaqësuesit e Messit: Kanë për qëllim ta dëmtojnë

05/04/2023 14:36

E ardhmja e Lionel Messit është më shumë se kurrë në diskutim.

Kontrata e argjentinasit me Paris Saint-Germain mbyllet në fundin e këtij sezoni dhe në horizont janë shumë klube që pretendojnë shërbimet e Kampionit të Botës. Nga Barcelona që mendon për rikthimin e Messit në Camp Nou, për të vijuar me Amerikën dhe Arabinë Saudite që ëndërrojnë të shijojnë nga pranë magjinë e “pleshtit”.

Së fundmi, ajo që ndezi edhe më shumë merkaton ishte prestigjiozja L’Equipe e cila shprehej e sigurt se Messi do të transferohej te Al-Hilal në Arabinë Saudite për të përfituar nga një kontratë me vlerë prej 350 milionë paund. Por, nisur nga ky lajm, reaguan menjëherë edhe përfaqësuesit e Messit të cilët për Le Parisien theksojnë se gjithçka është një “Fake News”, i iniciuar enkas në dëm të 35-vjeçarit.

“Na vjen çudi kur shohim se PSG i ka vendosur kusht Messit që të ulë pagën pasi përndryshe nuk i ofron rinovimin. Nuk duam të bëhemi pjesë e kësaj loje, këto “Fake News” nuk i bëjnë mirë Messit, por ndoshta ky është edhe qëllimi i atyre që publikojnë të tilla informacione.

Nuk duam të bëjmë më shumë deklarata, por sigurojmë se Messi dhe PSG janë në bisedime. Leo kërkon të qëndrojë në Francë te PSG, ashtu siç do edhe trajneri Galtier”, u shprehën të përfaqësuarit e Messit./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA