Denoncimi në Fiks Fare për pazaret e blerjes së varreve në Durrës, prangoset tekniku i ndërmarrjes së shërbimit komunal

05/04/2023 09:33

Tekniku i ndërmarrjes së shërbimit komunal në Durrës ka rënë në pranga, pas denoncimit në emisionin Fiks Fare për pazaret e blerjes së varreve.

Strukturat hetimore të DVP Durrës arrestuan shtetasin Agron Sadikllari, 60 vjeç, banues në zonën e plazhit, me detyrë teknik i zbatimit të punimeve të varrezave në NSHK, bashkia Durrës. Ai akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sadikllari është shfaqur në një video të transmetuar mbrëmjen e djeshme, gjatë emisionit investigativ “Fiks Fare”, duke biseduar me të infiltruarën nga stafi i emisionit investigativ për sigurimin e një vendvarrimi, në varrezat e vjetra të qytetit të Durrësit, kundrejt një shume parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Policia e Durrësit ka falënderuar mediat që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton që të bashkëpunojnë me strukturat e policisë, për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të rasteve të paligjshmërive që ata ndeshin gjatë punës së tyre.

Njoftimi i plotë

DVP Durrës Strukturat hetimore të DVP Durrës arrestuan shtetasin A. S., 60 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, me detyrë teknik i zbatimit të punimeve të varrezave në NSHK, bashkia Durrës, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Ky shtetas është shfaqur në një video të transmetuar mbrëmjen e djeshme, gjatë emisionit investigativ “Fiks Fare”, duke biseduar me një shtetase tjetër (e infiltruar nga stafi i këtij emisioni), për sigurimin e një vendi varrimi, në varrezat e vjetra të qytetit të Durrësit, kundrejt një shume parash. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti. Policia e Durrësit falënderon mediat që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton që të bashkëpunojnë me strukturat e Policisë, për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të rasteve të paligjshmërive që ata ndeshin gjatë punës së tyre.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA