Delhi kritikon Pekinin për emrat ‘e shpikur’ kinezë të qytezave indiane në rajonin kufitar (fotot)

05/04/2023 18:11
Statuje e Budes ne Tawang prane Zones Ndarese te Kontrollit mes Indise e Kines

Zhvillimi vjen teksa Kina përsërit pretendimet për rajonin verilindor, megjithë kritikat nga India.

India ka refuzuar së fundmi përpjekjet e Kinës për t’i dhënë emra kinezë 11 qytezave të rajonit të saj Arunachal Pradesh – të cilin edhe atë Pekini e quan tashme “Zangnan” ose “Tibeti jugor”.

Edhe në të kaluarën Kina raportohet se ka riemëruar vendndodhje në shtetin verilindor indian.

Publikimi i emrave të 11 vendndodhjeve nga qeveria kineze të dielën, ka shkaktuar një tjetër këmbim të nxehtë replikash mes dy palëve.

Ministria e jashtme e Indisë tha se refuzon tentativat e Kinës për pretendime në territorin indian duke u dhënë atyre “emra të shpikur” dhe se kjo nuk ndryshon statusin e sovranitetit indian në rajon. Kjo nuk është hera e parë që Kina bën një tentativë të tillë dhe ne e refuzojmë”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme Arindam Bagchi.

India thotë se Kina më parë ka riemëruar emrat e pesë majash të maleve kufitare, dy rajone tokësore e dy lumenj.

Në një reagim të ministrisë së jashtme kineze thuhet se ndryshimet janë “tërësisht në brendësi të sovranitetit të Kinës”.

Më 2 prill Pekini njoftonte atë që quante “standardizimin e emrave të zonave gjeografike në jug të Tibetit”.

Ndërsa në 2017, Kina ka riemëruar gjashtë vendndodhje gjeografike në të njëjtin rajon.

FOTO GALERI
2/3
Ushtare indiane prane Linjes se Kontrollit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA