Presidenti i Federatës Shqiptare te Futbollit Armand Duka është rizgjedhur në komitetin ekzekutiv të qeverisë europiane të futbollit UEFA me 45 vota, 9 vota më tepër se 4 vite më parë kur fitoi këtë post për herë të parë duke marrë më tepër vota nga të gjithë kandidatët.

Ky mandat katërvjeçar në organin më të lartë të UEFA-s ka qenë pas një gare relativisht më të thjeshtë se në mandatin e parë kur ishte debutues.

Në garë për anëtarët e komiteti të ri ekzekutiv të UEFA-s ishin 11 kandidatura për 8 vende.

Gjithashtu në këtë kongres u rizgjodh për një mandat 4 vjeçar edhe presidenti Alexander Ceferin i cili për këtë mandat të ri deri në vitin 2027 nuk pati garë sepse ishte kandidat i vetëm, duke u rizgjedhur me duartrokitjet e sallës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA