Arrestohet “Macja e Zezë”, i dyshuari kryesor për vrasjen e 19 punëtorëve të fermave në Honduras
Prodhuesit e grurit thonë se ka rënë çmimi i prodhimit të tyre prej importeve pa tarifa nga Ukraina.
Fermerët polakë kërcënonin sot të prishnin vizitën e nserme te njoftuar në Varshavë të presidentit të Ukrainës, Volodymir Zelenskiy pas pretendimit se gruri ukrainas po mbyt tregjet vendase, çka do t’i jepte një provë Rusisë së lëvizja po krijon krisje në solidaritetin e vendeve të Perëndimit.
Presidenti ukrainas viziton të mërkurën kryeqytetin e Polonisë sipas tij “për të shprehur mirënjohjen për solidaritetin në luftën me Rusinë”.
“Varshava duhet ta mendojë mirë këtë,” tha sot Marcin Sobczuk, kreu i shoqatës së fermerëve polake ‘Zamość’ në një intervistë me rrjetin vendas Interia. Ai tha se shoqata e fermerëve ishte gati “të prishte vizitën”: “Kemi shumë ide por është ende herët për të folur.”
Si pjesë e iniciativë së BE, për eksportet e drithërave ukrainase janë hequr të gjithë tarifat e taksat në 27 vendet anëtare të bllokut, për të lehtësuar shpërndarjen e grurit nëpër botë.
Por gruri nuk ka arritur të dalë nga disa vende evropiane, sidomos në lindje, përfshi Poloninë, Hungarinë e Rumaninë, duke shkaktuar ulje të konsiderueshme të vlerës aty, si dhe duke zemeruar komunitetet e fermerëve.
Kryeministri polak Mateusz Morawiecki, tha se do të kërkojë rivendosjen e tarifave për grurin ukrainas por fermerët thonë se asgjë nuk ka ndryshuar.
Qeveria e Polonisë ka qenë nga më të zëshmet për veprimet sanksionuese kundër Rusisë.
Morawiecki ka qenë një nga liderët e parë evropianë që ka vizituar Kievin dhe mbron anëtarësimin e Ukrainës në BE.
Gruri po akumulohet aty prej mungesës së kapaciteteve të transportit, ndërsa dhe kërkesa nga Afrika kë rënë prej krizës ekonomike botërore.
Top Channel