Zv.presidenti Ekzekutiv i KE: Të ulim gjurmën e karbonit, mos synoni luksin por novacionin për të krijuar një markë të re në turizëm

03/04/2023 19:32

Zëvendëspresidenti Ekzekutiv i Komisionit Europian, Frans Timmermans ka dhënë disa sugjerime për Shqipërinë që të tërheqë markë të re turistësh duke e kthyer vendin në më të përgjegjëshmin ndaj turizmit.

Gjatë fjalës së mbajtur në konventën ndërkombëtare të turizmit, Timmermans u shpreh se Shqipëria nuk duhet të synojë turizmin luksoz, pasi vende të tjera më të zhvilluara se ne që po përpiqen prej vitesh dhe nuk e kanë arritur dot këtë gjë.

Ajo ku vendi ynë duhet të synojë sipas tij është krijimi i një marke të re ekofrendly në turizëm.

“Është kënaqësi për mua që gjendem këtu sot. Edi dhe unë kemi udhëtuar një rrugë të gjatë. Jemi miq qysh prej kur ai ishte kryetar i Bashkisë dhe tashmë që ka përgjegjësi për ta çuar vendin drejt të ardhmes.Kemi kaluar sfida të ndryshme dhe Shqipëria ka ruajtur kursin e saj, kështu që besimplotë mund të themi se në një të ardhme të afërt Shqipëria do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

Puna ime kryesore është që ta vendos Evropën në drejtimin e të bërit neutral ndaj karbonit në 2030-ën dhe për të arritur në atë pikë duhet ta nisim tani. Kjo është arsyeja pse kemi pasur kaq shumë programe, kemi ndryshuar kaq shumë politika me qëllim që të mund të arrijmë këto objektiva dhe të fuqizojmë ekonomitë tona.

Nëse duam që kjo të ketë sukses duhet të punojmë mjaft ngushtë me partnerët tanë në mbarë botën. Kjo më sjell në një kontraditë, sepse më duhet të ndihmojë botën të çkarbonizohet  duke udhëtuar në të gjithë globin dhe lënë pas një vijë karboni. Sidoqoftë po të mos udhëtoja nuk do të mund të bindja njerëzit dhe nuk do të mund të bënim dot kaq sa është bërë.

… mbresa që më la shkretëtira gjatë udhëtimeve të mija ishte po e njëjtë si me Amazonën por në një tjetër shkallë. Më tregoi se sa të vegjël jemi dhe se jemi pjesë e një mjedisi për të cilin nëse nuk ndryshojmë mënyrën tonë të të punuarit, mund të mos cojë në fundin e një planeti por mund të çojë në fundin e njerëzimit.

Gjatë bisedës me ministra dhe kryeministra ajo që më ndihmojë më shumë nuk ishte të kuptoja pikëpamjen e tyre, por kultura. Të kuptoje kulturën e tyre ishte shumë e rëndësishme për të kuptuar popullin e tyre. Po i them të gjitha këto sepse besoj se elementi thelbësor i udhëtimit nuk është vetëm të lëvizësh në hapësirë, por të lëvizësh në kulturat njerëzore në mendjet e tyre, ti kuptosh më mirë, dhe e gjitha kjo në një botë të mbushur nga konflikti.

Mendoj se ka një thirrje më të lartë për industrinë e turizmit, një thirrje më të lartë që tregon se disa vende kanë më shumë për të ofruar sesa resorte dhe plazhe, megjithëse e respektoj këtë gjë.

Këto vende ku jemi sot, në përvojën time, kanë disa nga plazhet më të bukura që mund të shohim sot, por janë bërë zgjedhje që pot a kthenim edhe njëherë kohën mbrapa, jam i sigurt që nuk do të punohej ashtu për ti zhvilluar ato plazhe.

Keni disa prej rezervateve natyrore, disa prej maleve më të bukura që kam parë ndonjëherë. Imagjinojeni që të mund ta zhvilloni këtë në një mënyrë që të mund të kremtojë mjedisin natyror. Që të mund t’i japë vendit zhvillimin e duhur, por pa dëmtuar mjedisin. Shqipëria i ka këto mundësi. Unë ju inkurajoj ta bëni këtë gjë, Shqipëria i ka mundësitë e duhura. Nuk do të jeni kurrë më të lirët nëse objektivi juaj nuk është ky. Ndoshta nuk do të jeni më luksozët, por mund të jeni vendi më novator i cili mund të krijojë një markë të re në turizëm.

Të ulim gjurmën e karbonit. 17% shkaktohet nga udhëtimi. Të punojmë me industrinë ajrore. Duhet të kemi një ide më modulare. Mund të bëjmë diçka me trenat nëse fusim trenat e natës, ndoshta të përdorim biçikletat. Çfarë nuk duhet bërë është të thuash që s’duhet të udhëtoni se ndikon në klimë, por duhet të udhëtoni në mënyrë të ndërgjegjshme.

Ndërgjegjësimi vjen edhe për të tjerët, kjo është dhurata që kemi, jo thjesht të rrimë. Kjo është ajo dhuratë që duhet ta përdorim në mënyrë të mençur. Turizmi është demokratizuar.  Shqipëria mund të na tregojë markat e turizmit dhe Komisioni Europian do të punojë me kënaqësi me ju”, tha Timmermans.

 

FOTO GALERI
1/8

Top Channel