Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të vizitojë Poloninë të mërkurën.

Ndër të tjera, ai do të takohet me qytetarët ukrainas në Kështjellën Mbretërore në Varshavë, të cilët kanë gjetur strehim në vendin fqinj, njoftoi të hënën në Twitter një zëdhënës i presidentit polak, Andrzej Duda.

Që nga nisja e luftës në shkurt të vitit të kaluar, Zelensky ka udhëtuar shumë rrallë jashtë vendit .

Varshava konsiderohet një aleat i rëndësishëm i Kievit në luftën kundër pushtimit rus dhe ofron strehim për shumë ukrainas që janë larguar.

Polonia ishte shteti i parë që në fillim të marsit dërgoi tanket e para Leopard 2 në Ukrainë.

Në shkurt, Zelensky vizitori Londrën, Parisin dhe Brukselin. Udhëtimi i parë i tij ishte në dhjetor, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA