Shtatë të vdekur në aksidentin katastrofik në autostradë në Gjermaninë qendrore (fotot)

03/04/2023 17:14

Pesë 19-vjecarë në një makinë Mercedes kanë humbur jetën në një autostradë në Gjermani kur makina e tyre mori flakë për përplasjes me një BMW që po parakalonte duke qëndruar në krahun e gabuar të rrugës.

Shoferi i dyshuar se kishte konsumuar alkool ka vrarë shtatë njerëz në aksident të tmerrshëm me tre mjete në autostradë, ku disa prej tyre shpërthyen në flakë.

Mjeti BMW më pas goditi Volkswagen Caddy, duke vrarë shoferin 60-vjeçar në autostradën B247 në landin Thuringia në Gjermaninë qëndrore, mbrëmjen e të shtunës.

Një pasagjer 73-vjeçar në mjetin VW arriti të dilte nga makina që digjej dhe mbijetoi, ndërsa një pasagjer 44-vjeçar në BMW gjithashtu vdiq në përplasje.

Policia emëronte drejtuesit e BMW si 45-vjeçari Ronny L, i cili është në spital bashkë me një pasagjer të dytë, të dy në gjendje të rëndë.

Rruga ishte mbyllur pas aksidentit dhe hetimet vijojnë.

Policia e Thuringian tha: “Aksidenti i rëndë ndodhi të shtunën në autostradën B247 pranë Bad Langensalza.”

“Atje shoferi 45-vjeçar me BMW në drejtim të Erfurt u përplas me dy mjete në drejtim të kundër, një Mercedes e një VW Caddy.

Të dyja mjetet e përplasura morën flakë dhe u dogjën. Pesë të rinj, tre djem e dy vajza me moshë 19-vjeç, dhe shoferi 60 vjeçar i Caddy, vdiqën në automjetet e tyre.

“Një pasagjer 44-vjeçar i BMW gjithashtu nuk i mbijetoi aksidentit”.

Policia ka bërë apel për dëshmitarë të aksidentit.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA