Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur pak minuta më parë në Shkozet të Durrësit. 

Burime për Top Channel bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur në një automjet në lëvizje, në pronësi të mikut të “Rrumit” të Shijakut, Aldi Mustafës.

Paraprakisht dyshohet se mjeti është në pronësi të Aldi Mustafës, 37 vjeç person me precedent penal, i arrestuar disa herë më parë.

Sasia e lëndës shpërthyese dyshohet se ishte vënë në gomën e pasme të automjetit të Aldi Mustafës, ndërsa nuk ka persona të lënduar nga kjo ngjarje.

Mustafa ka qenë i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve me 10 vite burg, në Gjermani.

Burime nga gjykata bëjnë të ditur për Top Channel se më 30 dhjetor të vitit të kaluar, me vendim të gjykatës i është shuar masa e arrestit me kërkesë të tij. Ai qe dënuar me 2 vjet burgim pas arrestimit në gusht 2021 për mosbindje të urdhrit të policisë, armëmbajtje paleje dhe drejtim të parregullt të mjetit.

Shkozet, Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Shkozet – Durrës, në automjetin në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi A. M., 37 vjeç (i vetëm në automjet), në gomën e pasme, në krahun e pasagjerit, dyshohet se ka shpërthyer lëndë eksplozive.

Nga shpërthimi i lëndës eksplozive nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA