Presidenti Bajram Begaj dekretoi sot Vlora Hysenin në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit.
Ishte kryeministri Edi Rama ai që i propozoi presidentit emrin e Vlora Hysenit, pas dorëheqjes të Helidon Bendos.
Vlora Hyseni është ish zëvendës drejtore e Agjencisë së Sigurisë së Kosovës, aktualisht këshilltare për sigurinë e kryeministrit Edi Rama.
Hyseni më 1 korrik të vitit 2021 me propozim të kryeministrit Albin Kurti u shkarkua nga posti zëvendës drejtores në “Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë”.
Në këtë post Vlora Hyseni qëndroi për katër muaj. Asnjëherë nuk u bënë publike arsyet e vendimit të kryeministrit Kurti për largimin e saj nga kjo detyrë.
Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , Vlora Çitaku e komentoi largimin e Hysenit nga AKI si skandal, paranojë dhe papërgjegjësi të Albin Kurtit.
Në shtator të vitit 2021, Vlora Hyseni u zgjodh të punonte si këshilltare e kryeministrit Edi Rama.
Top Channel